MOTI/​Mot përvëlues këtë vikend në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 38°C

Gjatë këtij vikendi në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, pa reshje atmosferike, bën të ditur Instituti Meteorologjik i Kosovës.

​Të shtunën priten temperaturat më të larta, me maksimalet që do të arrijnë nga 32°C deri në 38°C, ndërsa minimalet do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 15°C. Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Për shkak të indeksit të lartë UV dhe ngarkesës termike, rekomandohet mbrojtje nga dielli gjatë mesditës.

​Të dielën do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, ku maksimalet do të lëvizin nga 29°C deri në 34°C.

Për shkak të motit të thatë, në bujqësi rekomandohet monitorimi dhe ujitja e të mbjellave sipas nevojës.

Shpërndaj me të tjerët