SHËNDETËSI/ ​Vazhdojnë punimet në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit po vijojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës, përmes zbatimit të tri projekteve kryesore.

Këto investime përfshijnë ndërtimin e objektit të ri të Pediatrisë, zgjerimin e hyrjes kryesore të spitalit, si dhe krijimin e hapësirave të reja për parkimin e ambulancave specialistike bashkë me riorganizimin e rrugës rreth Gjinekologjisë.

​Marrja e këtyre masave synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, të rrisë numrin e vendeve të parkimit dhe të sigurojë një qasje më të shpejtë e më efikase në ambientet spitalore.

​Drejtori i spitalit, Dr. Afrim Cana, bëri të ditur se këto ndërhyrje bëhen me qëllim krijimin e kushteve më të mira të punës për personelin shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për pacientët.

Sipas tij, punimet po zhvillohen sipas planifikimit dhe pritet të përfundojnë brenda afateve të caktuara.

Shpërndaj me të tjerët