Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka marrë vendim që nga muaji shtator të fillojë pagesa e orës së kujdestarisë për të gjithë mësimdhënësit kujdestarë.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Selami Klaiqi, e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt vlerësimit të punës dhe përgjegjësive të mësimdhënësve.
“Mësimdhënësit tanë meritojnë që puna dhe përgjegjësitë e tyre të vlerësohen. Pagesa e orës së kujdestarisë është një hap konkret për të mbështetur më tej mësimdhënësit dhe për të njohur angazhimin e tyre të përditshëm në edukimin dhe kujdesin ndaj nxënësve,” ka thënë Klaiqi.
Ai shtoi se komuna do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e kushteve të punës për arsimtarët dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Kamenicë.
