MOTI/Temperaturat arrijnë deri në 36°C gjatë javës së fundit të gushtit

Java e fundit e gushtit do të sjellë mot të nxehtë, kryesisht me diell dhe temperatura mbi mesataren, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Pritet vetëm një destabilizim i lehtë të mërkurën me mundësi për reshje lokale shiu.

​Temperaturat ditore (24–28 gusht):

​E hënë: 12°C – 34°C (Diell e vranësira të pakta)

​E martë: 11°C – 35°C (Kryesisht me diell)

​E mërkurë: 11°C – 33°C (Vranësira dhe reshje lokale shiu)

​E enjte: 11°C – 34°C (Diell, me vranësira në zona malore)

E premte: 10°C – 36°C (Nxehtë dhe kryesisht me diell)

​Për shkak të Indeksit të lartë UV, IHMK apelon për kujdes nga ora 10:00 deri në 16:00, duke rekomanduar konsumim të lëngjeve dhe shmangie të diellit.

Kushtet do të ndihmojnë pjekjen e kulturave bujqësore, por kërkohet ujitje e shtuar.

Shpërndaj me të tjerët