INFRASTRUKTURË/Renovohen hapësirat e brendshme të shkollës “Nazim Hikmet” në Dobërçan

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Nazim Hikmet” në Dobërçan po vazhdojnë me ritëm të shpejtë punimet për rregullimin e hapësirave të brendshme.

Projektizimi i ndërhyrjeve përfshin gëlqerosjen e ambienteve, shtrimin e dyshemeve me pllaka, ndërrimin e dyerve të klasave, si dhe renovimin e plotë të tualeteve.

​Këto investime do të ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një mjedisi më të sigurt, më të pastër dhe më funksional, duke garantuar kushte dinjitoze pune për stafin arsimor dhe një ambient frymëzues për nxënësit e Dobërçanit.

​Drejtoria e shkollës shpreh falënderim të veçantë për Komunën e Gjilanit dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) për realizimin e këtij projekti madhor.

Njëkohësisht, vlerësohet angazhimi maksimal i kompanisë punëkryese për të përmbushur punimet brenda afateve të parapara, me qëllim që procesi mësimor të nisë pa pengesa.

​Investimi në shkollën tonë është investim në të ardhmen e nxënësve tanë!

Shpërndaj me të tjerët