Nga Bujar Nevzati
Një nga problemet më të mëdha në institucionet e Komunës së Gjilanit është moszbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë punonjësit, si dhe politizimi i skajshëm i institucioneve publike.
Politika nuk duhet të ketë vend në administratë, në shkolla, në ambulanta apo në asnjë institucion tjetër publik. Punonjësi duhet të vlerësohet për profesionalizmin, punën dhe përgjegjësinë, e jo për përkatësinë politike apo lidhjet familjare.
Fatkeqësisht, sot në shumë drejtori komunale po vërehen marrëdhënie të këqija dhe tensione të përditshme mes punonjësve, mungesë e bashkëpunimit dhe një atmosferë jo e shëndetshme pune. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e një udhëheqjeje komunale jokompetente, e cila nuk po arrin të krijojë një administratë profesionale, të drejtë dhe funksionale.
Institucionet publike janë të qytetarëve, jo të partive politike dhe as të individëve.
Kërkojmë zbatim të ligjit për të gjithë pa dallim, meritokraci, profesionalizëm, përgjegjësi dhe respekt për çdo punonjës. Vetëm kështu mund të ndërtojmë institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo interesave politike.
Mjaft më me politizim! Mjaft më me padrejtësi!
Gjilani meriton institucione profesionale dhe të barabarta për të gjithë!
Ndalni padrejtësitë dhe shkatërrimin e institucioneve!
Gjilani meriton më shumë se kaq!
(Autori është këshlltar i kuvendit komunal në Gjilan nga radhët e PDK-së)
