KURIOZITET/Kush është parukierja shqiptare që ia preu flokët Erling Haalandit?

Sfidat e kampionatit nisën me një surprizë nga ylli i Manchester City-t, Erling Haaland, i cili u bë protagonist i një videoje tejet virale ku shfaqet duke prerë flokët e tij ikonikë përpara ndeshjes ndaj Bournemouth.

Pas ndryshimit të pamjes, ai telefonoi trajnerin Pep Guardiola dhe yllin Zlatan Ibrahimović, duke i lënë të dy të befasuar.

​Njeriu pas këtij ndryshimi është parukierja shqiptare Juna Ademi.

Ajo ka ndarë prapaskenat e këtij momenti në rrjetet e saj sociale, duke publikuar pamjet e procesit dhe një foto përbri sulmuesit norvegjez.

​“Një nga eksperiencat më të bukura. Faleminderit,” është shprehur Ademi në postimin e saj.

Shpërndaj me të tjerët