Hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh të rënda të kryera si grup i organizuar në rajonin e Gjilanit dhe në zona të tjera të Kosovës.
Të arrestuarit janë dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë, ndërsa një i dyshuar tjetër është identifikuar dhe gjendet në kërkim policor.
Në kuadër të aksionit janë realizuar bastisje në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku Policia ka sekuestruar prova të ndryshme materiale:
Pajisje për komunikim dhe maskim gjatë kryerjes së veprave.
Mjete të përdorura për hapjen me forcë të dyerve, kasafortave dhe objekteve të tjera.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë masat e mëtejshme ligjore, përderisa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rasteve dhe identifikimin e veprave të tjera të mundshme kriminale të këtij grupi.
