HUMANE/Gjilani dhe Islamic Relief ndihmojnë 300 familje me çanta e materiale shkollore

 Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe në bashkëfinancim me organizatën Islamic Relief, ka realizuar shpërndarjen e çantave dhe materialeve shkollore për 300 familje përfituese të asistencës sociale.

​Ky aksion humanitar ka për qëllim lehtësimin e barës financiare për familjet në nevojë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke u siguruar fëmijëve kushtet e nevojshme, dinjitet dhe motivim për ndjekjen e mësimeve.

​Me këtë rast, zyrtarët komunalë të Gjilanit kanë shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin e organizatës Islamic Relief në mbështetjen e kategorive sociale në këtë komunë.

Shpërndaj me të tjerët