Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë ka botuar veprën e re shkencore me titull “Në optikën e diplomacisë dhe publicistikës franceze: Lëvizja kombëtare dhe kryengritjet shqiptare (1910-1912)”, e cila shumë shpejt do të jetë në duart e lexuesve.
Kjo vepër e rëndësishme historiografike vjen nga bashkautorët dr. Fitim Rifati, dr. Skender Zhitia dhe dr. Enver Sadiku.
Një peshë të veçantë në këtë studim e mbajnë dy historiografët e njohur nga Gjilani, dr. Fitim Rifati dhe dr. Enver Sadiku, të cilët bashkë me dr. Skender Zhitinë sjellin një vështrim të hollësishëm mbi ngjarjet kyçe të lëvizjes kombëtare shqiptare përmes dokumenteve diplomatike dhe shtypit francez të kohës.
Autorët kanë shprehur mirënjohje të veçantë për drejtoreshën e Institutit të Historisë, prof. dr. Teuta Shala Peli, për recensentët prof. dr. Alban Dobruna dhe prof. asoc. dr. Mead Osmani, si dhe për të gjithë kolegët e bashkëpunëtorët që ndihmuan në realizimin e këtij botimi me vlerë.
