Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e shkollave të futbollit të këtij regjioni, ku u diskutua për përgatitjet dhe ecurinë e edicionit të ri garues 2026/2027.
Në këtë takim u caktuan datat zyrtare të fillimit të garave. Kampionati për grupmoshat U13 dhe U15 do të startojë më 12 shtator, ndërsa kategoria U17 do të nisë garat një javë më vonë, më 19 shtator. Shorti për të tria grupmoshat do të tërhiqet më 5 shtator.
Gjithashtu, klubet u njoftuan me rregulloren e re të garave të modifikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila tashmë është e unifikuar për të gjitha regjionet.
LRF e Gjilanit bëri të ditur se në short do të përfshihen vetëm ato shkolla që janë të regjistruara për edicionin e ri, kanë kryer kontrollet mjekësore të lojtarëve dhe i kanë regjistruar ata në sistemin FIFA Connect.
Përgjegjësit u bënë thirrje shkollave që t’i përfundojnë me kohë të gjitha procedurat e nevojshme administrative.
