Apelohet për ndërgjegjësim dhe ruajtje të ambientit
Në një gjest shembullor për komunitetin, Erduan Banushi dhe Armend Ramushi kanë ndërmarrë sot një aksion vullnetar për pastrimin e hapësirës përreth shkronjave të UÇK-së në fshatin Llashticë të Gjilanit.
Dyshja ka mbledhur mbeturinat e hedhura aty pranë, duke i kthyer pamjen e merituar këtij vendi me rëndësi simbolike dhe rekreative për banorët.
Pas këtij aksioni, u është drejtuar një thirrje publike të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve që shfrytëzojnë këtë hapësirë për të qëndruar e pushuar:
”Ju lutemi të gjithëve që dilni dhe qëndroni pranë shkronjave të UÇK-së, të merrni me vete një qese ose thes për mbeturinat dhe të kujdeseni që hapësira të mbetet e pastër. Kjo hapësirë është e jona të gjithëve dhe duhet ta ruajmë së bashku. Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”
Ky shembull tregon se ruajtja e ambientit të përbashkët kërkon angazhim nga secili prej nesh për ta mbajtur hapësirën tonë të pastër dhe të dinjitshme.
