SPORT/Drita mposht Vushtrrinë në Hajvali me golin e Arb Manajt

​Klubi futbollistik Drita ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në udhëtim kundër Vushtrrisë, në ndeshjen e zhvilluar në Hajvali. Skuadra gjilanase triumfoi me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së tretë të kampionatit.

​Heroi i pikëve të plota për Dritën ishte sulmuesi Arb Manaj, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 78-të.

​Kjo fitore vjen si një infuzion i mirë vetëbesimi dhe shërben për stabilizimin e gjendjes te skuadra, pas zhgënjimit dhe eliminimit të fundit nga garat evropiane.

Shpërndaj me të tjerët