Drita dhe Gjilani kanë luajtur baras pa gola (0-0) në derbin më të madh kosovar, të zhvilluar në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Përkundër atmosferës dhe pritshmërive të mëdha, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tundë rrjetën, duke bërë që shikuesit të mbesin të uritur për gola.
Megjithëse nga tabori i Dritës u paralajmërua se do të shfaqnin një fytyrë tjetër në këtë përballje, kjo nuk u parashikua edhe në fushën e lojës.
Në anën tjetër, Gjilani mori atë që mbase edhe kërkoi nga ky duel, duke mos lejuar të pësojë humbje.
Pas këtij barazimi, Gjilani numëron 11 pikë, kurse Drita mbetet në kuotën e 8 pikëve.
