FOTO HISTORIKE/Hasan Malaj dhe Ali Ahmeti bashkë në një moment plot emocione

Një fotografi e realizuar më 24 shtator 2026 në ambientet e Hotel “Astoria” në Gjilan ka bërë bashkë dy figura të njohura të çështjes kombëtare: Ali Ahmetin dhe atdhetarin e veprimtarin e shquar, Hasan Malaj, vëllanë e Heroit të Kombit, Rexhep Malaj.

​Autori i këtij imazhi historik është Ismet Sylejmani, veprimtar i kahershëm i çështjes kombëtare dhe ish-zëdhënës i UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut.

Për këtë takim të veçantë, ai ka zgjedhur fjalë të mëdha për të përshkruar peshën e këtij momenti:

​“Hasan Malaj e Ali Ahmeti janë emra të mëdhenj dhe shqiptarë të mëdhenj! Ata kanë dhënë prova të fuqishme se janë dalëzotës të fateve të popullit, Atdheut dhe Kombit! I ka bashkuar ideali i shenjtë i luftës për liri, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.”

​Duke përshkruar imazhin ku Ali Ahmeti mban duart mbi gjoksin e Hasan Malajt, Sylejmani shton:

​“Dy duart e Ali Ahmetit mbi gjoksin e vëllait të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, duken si dy male, si dy shpata dhe dy kolona heroike… Kjo foto është një dëshmi e gjallë e lidhjes së fuqishme ndërmjet brezave të veprimtarëve dhe luftëtarëve të çështjes së lavdishme kombëtare.”

Imazhi i shkrepur në Gjilan mbetet një dokumentim me vlerë i historisë, që vë në pah lidhjen e fortë të qëndresës, ilegales dhe luftës për liri.

Shpërndaj me të tjerët