INFRASTRUKTURË/Pas 26 vitesh pritje, investimet transformojnë Malësinë e Verbicës dhe Zhegocit

Pas më shumë se dy dekadash pritje, investimet e munguara po bëhen realitet në Malësinë e Verbicës dhe Zhegocit.

Një qytetar nga Gjilani, me origjinë nga kjo zonë, ka shprehur mirënjohjen e tij për ndryshimet e mëdha që po ndodhin në këtë trevë, e cila për vite me radhë kishte mbetur e anashkaluar nga investimet publike.

​Në veçanti, Mahalla e Bilinicëve po merr një pamje krejtësisht të re pas 26 viteve.

Rregullimi i ndriçimit publik tashmë është realizuar, ndërsa punimet në infrastrukturën rrugore janë në fazën përfundimtare, duke lehtësuar ndjeshëm jetën e banorëve lokalë.

​Përmes një mesazhi falënderues, qytetari ka vlerësuar punën e Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe Komunës së Gjilanit për realizimin e këtij projekti mjaft të qëlluar e me rëndësi jetike për lagjen.

​Ai ka kujtuar gjithashtu vlerën historike të kësaj zone, duke nëvizuar se Malësia e Verbicës dhe Zhegocit ka dhënë historikisht një kontribut të madh me trima e heronj që u flijuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës, ndaj investimet e sotme janë vetëm një detyrim i përmbushur ndaj kësaj treve me shpirt atdheddashës.

Shpërndaj me të tjerët