Sonte, me fillim nga ora 18:00, Kombëtarja e Kosovës zbret në fushën e lojës në Vjenë për të zhvilluar ndeshjen e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Dardanët hyjnë në këtë përballje me vetëbesim të lartë, pas fitores së arritur në takimin e parë kundër Irlandës.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, përzgjedhësi Franco Foda nëvizoi se objektivi kryesor i projektit të tij mbetet kualifikimi në Euro 2028, përtej ngjitjes në Ligën A.
“Do të jem i kënaqur nëse ndeshja zhvillohet sipas planit tonë. Kryesorja është të luajmë me vetëbesim. E njohim Austrinë dhe e dimë se ata janë favoritë, por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi. Synimi im që nga dita e parë ka qenë Kampionati Evropian 2028,” deklaroi trajneri i Kosovës.
Përveç kësaj, Foda theksoi se e ka studiuar mirë lojën e kundërshtarit dhe se skuadra është e përgatitur për intensitetin që e pret në fushë:
“E kemi analizuar lojën e tyre. Unë i njoh disa nga lojtarët nga e kaluara ime atje dhe e di saktësisht se çfarë na pret. Austria luan në mënyrë agresive dhe ushtron presion të lartë, prandaj ne duhet të aplikohet kundërpresion. Jemi të përgatitur, por në ndeshje të tilla vendosin detajet” , ka përfunduar Foda.
