Një qytetar ka shprehur revoltën e tij me ironi ndaj cilësisë së punimeve publike në zonë, duke ngritur pyetjen që e bëjnë të gjithë banorët:
”Pse këto pusetat e reja nuk po qëndrojnë as pak kohë, ndërsa të vjetrat, edhe pas 60 vjetësh, vazhdojnë të jenë plotësisht funksionale?”
Ankesa e banorëve është e qartë: pusetat e reja po dëmtohen e po fundosen me shpejtësi, duke u kthyer në rrezik për makinat dhe këmbësorët, ndërsa ato të bëra dekada më parë i rezistojnë ende kohës.
Qytetarët kërkojnë që përgjegjësit të marrin masa dhe të mos bëhen punime shkel e shko.
