ART/Përfundon kolonia artistike “Lugina Art 3”, ekspozita përmbyll aktivitetin kulturor

Me hapjen e ekspozitës përmbyllëse ka përfunduar suksesshëm edicioni i tretë i kolonisë artistike “Lugina Art 3”.

Ky aktivitet bëri bashkë artistë nga Lugina e Preshevës, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët shkëmbyen debate dhe përvoja në aspektin profesional e kulturor.

​Organizimi u vlerësua lart nga pjesëmarrësit, të cilët shprehën falënderime për organizatorët Nexhat Boriqi, Leneta Avdyli, Shqiprim Fejzullahu dhe Bukurije Boriqi për realizimin e shkëlqyer të këtij ngjarjeje kulturore.

​Në këtë eveniment mori pjesë edhe piktori i njohur gjilanas me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Avni Behluli, i cili vlerësoi lart rëndësinë e këtij takimi artistik.

​Aktivitete të tilla cilësohen si më tepër se thjesht koloni arti, meqë misioni kryesor i artistëve mbetet ndërtimi i urave të bashkëpunimit, si dhe ngritja e vetëdijes dhe sensibilizimi për artin te qytetarët dhe artdashësit.

​Përmes këtij organizimi u shpreh uroi që bashkëpunimi i tillë të ngrihet në nivele edhe më të larta, duke marrë mbështetjen e nevojshme financiare nga institucionet lokale dhe nga të dyja shtetet shqiptare, ndërsa organizatorëve u uruan suksese edhe më të mëdha në të ardhmen./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët