Rëndësia e shëndetit mendor dhe emocional mbetet një nga shtyllat kryesore të mirëqenies së përgjithshme të njeriut. Në ditët e sotme, ku ritmi i jetës sjell sfida të njëpasnjëshme, kuptimi dhe ruajtja e balancës psikologjike marrin një peshë të jashtëzakonshme në përditshmërinë tonë.
Shëndeti mendor përfaqëson atë gjendje të mirëqenies psikologjike që përcakton drejtpërdrejt mënyrën se si çdo individ mendon, ndien, sillet, merr vendime dhe u bën ballë sprovave të jetës. Ai përfshin aftësinë për të menaxhuar stresin, të menduarit dhe gjykimin e përshtatshëm, si dhe ruajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme me të tjerët. Gjithashtu, një shëndet i mirë mendor i mundëson njeriut të përshtatet ndaj ndryshimeve dhe vështirësive, duke siguruar një funksionim të rregullt në rrethin familjar, në shkollë dhe në ambientin e punës.
Në anën tjetër, një komponent i pandashëm i këtij ekuilibri është shëndeti emocional, i cili lidhet ngushtë me aftësinë për të njohur, kuptuar, shprehur dhe rregulluar emocionet në mënyrë të përshtatshme. Ky proces përfshin vetëdijën ndaj ndjenjave dhe pranimin e tyre, menaxhimin e përballejve me humbjen, zhgënjimin apo stresin, si dhe ndërtimin e raporteve që na ndihmojnë të rritemi si shoqëri.
Përkujdesja ndaj vetes dhe vetëdijësimi për këto dy dimensione mbeten hapa thelbësorë drejt një jete të përmbushur dhe një shoqërie më të shëndetshme.
(Shkruar nga Ma. Sc. Besnik Sherifi, Specialist i psikologjisë klinike)
/ dita24h /
