SPORT/Kosova mposhtet nga Austria në Vjenë

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në përballjen si mysafire ndaj Austrisë në Vjenë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

​Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Affengruber, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 23-të.

Në përmbyllje të pjesës së parë, austriakët shfrytëzuan një pakujdesi në mbrojtjen dardanëve duke dyfishuar epërsinë me golin e Adamu.

​Me të nisur pjesa e dytë, përzgjedhësi Foda u përpoq të ndryshonte rrjedhën e lojës, mirëpo vendasit thelluan më tej avantazhin përmes Carney, duke zbehur shpresat e Kosovës për të marrë pikë nga ky udhëtim.

​Në minutat e fundit të takimit, Edon Zhegrova u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 3-1.

/ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët