FC Drita ka barazuar me rezultat 1:1 kundër Bashkimit të Kumanovës, në ndeshjen miqësore të zhvilluar sonte në qytetin e Gjilanit.
Për skuadrën kampione golin e vetëm e realizoi kapiteni Rron Broja. Ndërsa për Bashkimin Rrahman Asani.
Rikthimi i tij në tabelën e realizuesve pas një mungese të gjatë shkak të lëndimit është një motiv shtesë dhe sinjal i qartë se ai është plotësisht i gatshëm për vazhdimin e kampionatit.
Ndeshja shërbeu si një test i mirë për të dyja skuadrat për të mbajtur ritmin e lojës dhe për të testuar formën e futbollistëve për sfidat e ardhshme zyrtare.
/ dita24h /
