Ish-zëdhënësi dhe udhëheqësi i Shërbimit për Informim Publik të Zonës Operative të Karadakut (ZOK) të UÇK-së, Ismet Sylejmani, ka uruar publikisht 65-vjetorin e lindjes së ish-komandantit të kësaj zone, Ahmet Isufi (Komandant “Rexha”).
Përmes një mesazhi me ngarkesë të lartë emotive e historike, Sylejmani ka sjellë në vëmendje ditët e para të çlirimit të Gjilanit dhe një nga informatat më të veçanta që kishte lexuar për mediat atëbotë, e cila kishte depërtuar në çdo vatër shqiptare.
Mesazhi i plotë i Ismet Sylejmanit:
GËZUAR 65-VJETORIN E LINDJES!
AHMET ISUFI
KOMANDANTI I ZONËS OPERATIVE TË KARADAKUT TË UÇK-SË
Isha me fat që, përmes informacioneve për luftën për liri e çlirim nga Serbia pushtuese të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, zëri im kishte depërtuar në çdo shtëpi e në çdo familje shqiptare!
Njëra nga informatat më të veçanta, drejtuar popullit, Atdheut dhe Kombit dhe e lexuar në Televizionin Shqiptar, ishte pikërisht ajo që e kam vendosur në urimin për 65-vjetorin e lindjes Tuaj:
Informatë për TVSH-në
“Komandanti i ZOK-ut, Ahmet Isufi – Rexha, për herë të parë pas ardhjes së UÇK-së në qytet, iu drejtua popullit të Gjilanit në një miting të madh popullor!”
Ismet Sylejmani, Shërbimi për Informim Publik (Gjilan, 24.06.1999)
Sot, në 65-vjetorin e lindjes Tuaj, kjo informatë mbetet një kujtim i çmuar i ditëve të lirisë dhe i krenarisë kombëtare për rrugën që ecëm së bashku!
Të uroj shëndet, jetë të gjatë, lumturi në familje dhe suksese në shërbim të popullit, Atdheut e të Kombit!
Me shumë respekt,
Zëdhënësi i ZOK-ut të UÇK-së,
Ismet Sylejmani
Gjilan, 1 tetor 2026
