SPORT/Orar “zjarri” për Dritën, 5 sfida vendimtare brenda 16 ditëve!

 Muaji tetor pritet të jetë një sprovë e vërtetë për kampionët në fuqi të Kosovës, Dritën e Gjilanit.

Bardhekaltrit do të përballen me një orar mjaft të ngjeshur, ku brenda vetëm 16 ditëve do të zhvillojnë 5 sfida të rëndësishme kampionale, dy si vendas dhe tre si mysafirë.

​Seria e ndeshjeve të vështira nis më 10 tetor në Gjilan, ku Drita do të presë Malishevën, skuadër e cila po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion.

Malishevasit renditen lart në tabelë, duke grumbulluar deri më tani 5 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 disfatë.

​Pas vetëm tri ditësh, gilanasit udhëtojnë drejt Suharekës për t’u përballur me skuadrën vendëse, një tjetër kundërshtar mjaft i fortë.

Sprova e radhës jashtë shtëpisë do të jetë më 18 tetor, kur Drita do të jetë mysafire e Llapit në Podujevë.

​Maratona e tetorit do të përmbyllet më 25 tetor në Gjilan, ku do të zhvillohet derbi i madh kundër liderit aktual të Superligës, Prishtinës, skuadër e cila këtë edicion ende nuk e ka shijuar shijen e humbjes.

​Drita do të kërkojë pikët maksimale nga ky muaj vendimtar për të mbajtur hapin drejt mbrojtjes së titullit kampion.

Shpërndaj me të tjerët