SPORT/Kosova barazon me Izraelin në Ligën e Kombeve, të dielën pret Austrinë

Kosova barazon me Izraelin në Ligën e Kombeve, të dielën pret Austrinë

​Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola (0:0) përballë Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

​Në këtë sfidë, “Dardanët” u paraqitën me disa ndryshime në përbërjen e ekipit, duke kërkuar rrugën e rrjetës gjatë gjithë takimit, por pa arritur t’i konkretizojnë rastet e krijuara.

​Pas këtij barazimi, vëmendja e Kosovës zhvendoset menjëherë te sfida e radhës.

Të dielën, Kosova do të jetë nikoqire e Austrisë, ku do të kërkojë një rezultat pozitiv.

Shpërndaj me të tjerët