Me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe dalje, Pika e Kalimit Kufitar “Dheu i Bardhë” po siguron një qarkullim mjaft të shpejtë, të rrjedhshëm dhe pa vonesa për të gjithë qytetarët dhe ngarkesat me mallra.
Në këtë pikë kufitare, zyrtarët doganorë kryejnë me përpikëri kontrollet dhe procedurat e nevojshme për secilin automjet, duke u bazuar në analizën e rrezikut.
Efiçenca e lartë në punë ka bërë që pritjet të minimizohen, duke shmangur kolonat e gjata dhe duke garantuar shërbim profesional për të gjithë ata që hyjnë e dalin nga territori i Kosovës.
Ky proces i shpejtë në PKK “Dheu i Bardhë” plotësohet nga puna e përditshme administrative në Zyrën e Brendshme Doganore, ku bëhet përpunimi i dokumentacionit dhe zbatimi i legjislacionit në fuqi.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në lehtësimin e tregtisë së ligjshme, garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve efikase e profesionale./ dita24h /
