Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore lokale, ka vazhduar zbatimin e planeve operative në terren me qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës kohore nga 25 shtatori deri më 1 tetor 2026, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsejtë 1,764 gjoba për kundërvajtësit e rregullave të komunikacionit.
Përgjatë kësaj jave, veprimet e policisë janë fokusuar në parandalimin e shkeljeve më të shpeshta që uorën sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.
Me këtë rast, u janë shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike 51 ngasësve, ndërsa janë ndëshkuar 74 shoferë për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 63 të tjerë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.
Sa i përket aksidenteve, njësitet e trafikut kanë hetuar gjithsej 35 raste, prej të cilave 19 aksidente kanë pasur të lënduar, kurse 16 të tjera janë regjistruar vetëm me dëme materiale.
Me qëllim të mbrojtjes së këmbësorëve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve të mjeteve motorike që të shmangin ndalimin apo parkimin e veturave mbi trotuare.
Policia rikujton se trotuaret u takojnë këmbësorëve, fëmijëve dhe të moshuarve, ndaj bllokimi i tyre mund të bëhet shkak për rrezikimin e jetës së tyre. / dita24h /
