Me një traditë mbi 33-vjeçare të bazuar në përkushtim, punë dhe ndershmëri, kompania “Sela” vazhdon të mbetet një nga emrat më të njohur dhe më të besueshëm në sektorin e ndërtimit dhe shitjes së materialeve ndërtimore në rajonin e Gjilanit dhe më gjerë.
E themeluar dhe e udhëhequr nga Selami Azizi, kjo ndërmarrje përmes tri dekadave punë të vazhdueshme ka arritur të zgjerojë fuqishëm veprimtarinë e saj.
Përveç realizimit të projekteve të ndryshme ndërtimore dhe furnizimit me materiale cilësore, rrjeti i punës dhe shërbimeve të kompanisë “Sela” tashmë është shtrirë në zona të shumta anembanë Kosovës.
Rrugëtimi më shumë se tri dekadash i këtij biznesi konsiderohet një shembull i suksesit vendor, duke ndërtuar besueshmëri të lartë te klientët dhe partnerët e saj ndër vite.
Për të parë nga afër veprimtarinë dhe zhvillimin e kësaj kompanie, biznesi është vizituar nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Haki Huruglica, i cili vlerësoi lart kontributin e kompanisë “Sela” në ekonominë lokale.
Me këtë rast u konfirmua edhe mbështetja e vazhdueshme e institucioneve komunale për bizneset që gjenerojnë zhvillim dhe punësim në Gjilan. / dita24h /
