LAJM I FUNDIT/Kurti takon për herë të parë Donald Trumpin në Nju Jork

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, gjatë punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.

​Njoftimin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Kurti përmes një postimi, ku e ka cilësuar takimin si një nder të veçantë dhe ka ritheksuar rëndësinë e marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve.

​Sipas Kurtit, fokus i diskutimit ka qenë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe integruesit me Aleancën Veriatlantike.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet,” ka deklaruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka nënvizuar se rolin e Uashingtonit në mbështetjen e Kosovës e sheh si tejet përcaktues për të ardhmen e vendit.

​”Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës,” është shprehur ndër të tjerash kryeministri.

Shpërndaj me të tjerët