ARSIM/Delegacioni i ministrisë dhe SBASHK-ut vizitojnë UKZ-në në Gjilan, diskutohet për strategjinë e re dhe kampusin e ri

GJILAN, 2 Tetor 2026 – Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan priti sot në një vizitë zyrtare Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, Zëvendësministrin Përparim Kryeziu, si dhe kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Delegacioni u mirëprit nga rektorja e UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Fitore Malaj, bashkë me ekipin drejtues.

​Fokusi i takimit ishte hartimi i Strategjisë së re 10-vjeçare të Arsimit, rritja e kapaciteteve financiare, investimet kapitale, projekti për ndërtimin e kampusit të ri universitar, si dhe nxitja e punës kërkimore-shkencore dhe mobilitetit të studentëve e stafit akademik.

​Ministri Çeku përgëzoi rektoren Malaj për përbërjen e re drejtuese dhe theksoi se strategjia e re do të kërkojë vendime të rëndësishme për ristrukturimin e arsimit të lartë në funksion të zhvillimit të vendit.

Ai shprehi gatishmërinë e Qeverisë për të mbështetur investimet e nevojshme kapitale dhe planifikimin e kampusit të ri në bashkëpunim ndërinstitucional.

​Nga ana e saj, rektorja Fitore Malaj konfirmoi gatishmërinë e UKZ-së për të dhënë kontribut aktiv në dokumentin e ri strategjik, duke nënvizuar se universiteti mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e cilësisë akademike.

​Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm për ngritjen e cilësisë në arsim. Në përmbyllje, delegacioni vizitoi nga afër sallat e mësimit dhe hapësirat e tjera të universitetit.

Shpërndaj me të tjerët