ARSIM/Alban Hyseni dhe Hajrulla Çeku vizitojnë çerdhen e re “Qarku 1” në Gjilan

GJILAN, 2 Tetor 2026 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar sot punimet përfundimtare në çerdhen e re “Qarku 1”, e cila ndodhet në Lagjen 8 të qytetit.

​Objekti i ri i edukimit parashkollor pritet të hapet së shpejti, duke u ofruar fëmijëve të kësaj lagjeje një ambient modern, të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillim e mësim.

​Kryetari Hyseni bëri të ditur se investimet në këtë sektor po vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Aktualisht po ndërtohen çerdhe të reja edhe në lagjet “Arbëria” dhe “Fidanishte”, me synim zgjerimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet gjilanase.

Shpërndaj me të tjerët