SIGURI/Mbrojtja Civile dhe Klubi i Rotarianëve bashkojnë forcat për sigurinë e qytetarëve

​Gjilan, 2 Tetor 2026 — Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, ka pritut sot në një takim zyrtar përfaqësuesit e Klubit të Rotarianëve, të kryesuar nga kryetari Metush Bajrami, si dhe anëtarët Sami Spahiu dhe Irfan Musliu.

​Fokus kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim të ndërsjellë në aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e emergjencave civile dhe ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për sigurinë publike.

​Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e Klubit të Rotarianëve prezantuan misionin dhe projektet e tyre, duke nëvizuar angazhimin e vazhdueshëm e të palodhshëm në mbështetje të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe të Njësisë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit.

​Nga ana e tij, drejtori Enver Shabani vlerësoi lartë përvojën dhe kontributin e çmuar të Rotarianëve në komunitet.

Ai nëseimoi se partneritete të tilla janë me rëndësi të veçantë për ngritjen e kapaciteteve lokale dhe përgatitjen më të mirë përballë sfidave të mbrojtjes dhe shpëtimit.

​Takimi u përmbyll me zotimin e dyanshëm për të jetësuar nisma e aktivitete të përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë drejtpërdrejt rritjes së sigurisë dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve.

Shpërndaj me të tjerët