GJILAN, 2 Tetor 2026 – KV Drita (femrat) vazhdon të forcojë radhët e veta për sezonin e ri duke zyrtarizuar ardhjen e volejbollistes së dytë nga Turqia, Yaren Nur.
Lojtarja turke, e cila luan në pozitën e sulmueses, vjen me përvojë nga kampionati turk, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës KV Gjinovci.
Ky përforcim vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për skuadrën gjilanase, pasi Drita luan nesër në Ferizaj përballë Fer Volley-t në kuadër të Superkupës së Kosovës.
