LOKALE/Alban Hyseni takon koordinatorin e TIKA-s, diskutojnë për projekte të përbashkëta në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, Mehmed Taha Doğan.

Komuna e Gjilanit vlerëson partneritetin me TIKA-n dhe rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e zhvillimit lokal dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Forcimi i këtyre marrëdhënieve krijon mundësi për iniciativa të përbashkëta që u përgjigjen nevojave të komunitetit dhe kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit.

Komuna mbetet e përkushtuar ndaj zgjerimit të bashkëpunimit institucional dhe ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme, me synim realizimin e projekteve me përfitime konkrete për qytetarët.

Shpërndaj me të tjerët