ARSIM/Pensionohet edukatorja Tevide Shala pas një jete në shërbim të arsimit

Pensionohet edukatorja Tevide Shala pas një jete në shërbim të arsimit

​Gjilan, 2 tetor 2026- Edukatorja Tevide Shala është pensionuar me rastin e mbushjes së moshës 65-vjeçare, duke përmbyllur kështu një karrierë të gjatë dhe me përkushtim të lartë në arsimin parashkollor.

​Gjatë viteve të punës, ajo ia kushtoi jetën edukimit dhe formimit të shumë brezave.

Me profesionalizëm, durim dhe dashuri për profesionin, Tevide Shala u bë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit edukativ për qindra fëmijë.

​Përgjatë karrierës së saj, ajo dëshmoi se misioni i edukatores kërkon jo vetëm dije e përgjegjësi, por edhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj fëmijëve.

​Edhe pse pensionimi i saj shënon përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm profesional, kontributi dhe gjurmët e lëna në edukimin e brezave do të mbeten gjatë në kujtesën e kolegëve, prindërve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve.

Tevide Shala lë pas shembullin e edukatores model që shërbeu me dinjitet në arsimimin e të ardhmes sonë.

Shpërndaj me të tjerët