KOMUNITET/Nisin punimet për ndërtimin e Odës së Hogoshtit

Hogosht, 2 tetor 2026- Në fshatin Hogosht të Komunës së Kamenicës kanë nisur zyrtarisht punimet për vendosjen e gurthemelit të Odës së Hogoshtit, një projekt me rëndësi të veçantë komunitare e kulturore.

​Përmes një njoftimi për publikun, organizatorët kanë bërë të ditur nisjen e punimeve dhe u kanë bërë thirrje bashkëvendasve, mërgatës e bizneseve që të ndihmojnë financiarisht në realizimin e tij.

​Njoftimi i plotë:

​”Sot kemi filluar punimet për gurthemelin e Odës së Hogoshtit.

​Me këtë rast, po ju përcjellim disa fotografi nga fillimi i punimeve, si dhe pamjen se si do të duket projekti pas përfundimit.

​Ky është një projekt i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe realizimi i tij kërkon përkushtimin dhe mbështetjen e të gjithëve.

​Andaj, ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëvendasve, mërgimtarëve, bizneseve dhe dashamirëve të Hogoshtit që të na ndihmojnë financiarisht në realizimin e këtij projekti.

​Çdo kontribut, i vogël apo i madh, është shumë i vlefshëm dhe na afron më shumë drejt përfundimit të Odës së Hogoshtit.

​Ta ndërtojmë së bashku një vepër që do t’u shërbejë gjeneratave!

​Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj!” / dita24h /

Shpërndaj me të tjerët