Hogosht, 2 tetor 2026- Në fshatin Hogosht të Komunës së Kamenicës kanë nisur zyrtarisht punimet për vendosjen e gurthemelit të Odës së Hogoshtit, një projekt me rëndësi të veçantë komunitare e kulturore.
Përmes një njoftimi për publikun, organizatorët kanë bërë të ditur nisjen e punimeve dhe u kanë bërë thirrje bashkëvendasve, mërgatës e bizneseve që të ndihmojnë financiarisht në realizimin e tij.
Njoftimi i plotë:
”Sot kemi filluar punimet për gurthemelin e Odës së Hogoshtit.
Me këtë rast, po ju përcjellim disa fotografi nga fillimi i punimeve, si dhe pamjen se si do të duket projekti pas përfundimit.
Ky është një projekt i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe realizimi i tij kërkon përkushtimin dhe mbështetjen e të gjithëve.
Andaj, ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëvendasve, mërgimtarëve, bizneseve dhe dashamirëve të Hogoshtit që të na ndihmojnë financiarisht në realizimin e këtij projekti.
Çdo kontribut, i vogël apo i madh, është shumë i vlefshëm dhe na afron më shumë drejt përfundimit të Odës së Hogoshtit.
Ta ndërtojmë së bashku një vepër që do t’u shërbejë gjeneratave!
Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj!” / dita24h /
