Gjilan, 2 tetor 2026 — Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së në Gjilan dhe banori i Zhegrës, Muhadin Haziri, ka bërë të ditur se do të dëshmojë për ngjarjet e luftës së vitit 1999 në zonën e Zhegrës dhe trevat e Karadakut.
Haziri theksoi se koha nuk mund t’i fshijë krimet e kryera ndaj popullsisë civile dhe se drejtësia duhet të vendoset përmes fakteve e ligjit.
Postimi i tij i plotë:
”Në cilësinë e dëshmitarit, pas 27 vitesh do të vazhdoj të dëshmoj për ngjarjet e luftës së vitit 1999 në Zhegër dhe trevat e Karadakut.
Për vrasjet, dëbimet, djegiet dhe plaçkitjet ndaj popullsisë civile, koha nuk e fshin të vërtetën.
Drejtësia kërkohet përmes dëshmive, fakteve dhe ligjit.” / dita24h /
