MOTI PËR VIKEND/Diell, mëngjese të ftohta dhe temperatura deri në 24°C

Gjilan, 3 tetor 2026- Gjatë këtij vikendi, Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, pa reshje shiu.

​Të shtunën (03 tetor), vranësira të lehta mund të shfaqen kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 22°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s.

​Të dielën (04 tetor) do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale 0°C deri 3°C dhe maksimale deri në 24°C.

​Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, përveç në orët e mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta.

​Ndryshim i motit javën e ardhshme

Sipas IHMK-së, më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike me reshje shiu në të gjithë territorin, si dhe reshje bore në zonat malore mbi 1200 m, çka do t’i shërbejë pozitivisht edhe bujqësisë.

Shpërndaj me të tjerët