Gjilan, 3 tetor 2026- Gjatë këtij vikendi, Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, pa reshje shiu.
Të shtunën (03 tetor), vranësira të lehta mund të shfaqen kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 22°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s.
Të dielën (04 tetor) do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale 0°C deri 3°C dhe maksimale deri në 24°C.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, përveç në orët e mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta.
Ndryshim i motit javën e ardhshme
Sipas IHMK-së, më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike me reshje shiu në të gjithë territorin, si dhe reshje bore në zonat malore mbi 1200 m, çka do t’i shërbejë pozitivisht edhe bujqësisë.
