ARSIM/​Eurodeputeti Lukas Mandl nismë ligjëratash në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

GJILAN, 3 tetor 2026 – Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, në cilësinë e profesorit vizitor në Universitetin “Kadri Zeka” (UKZ), ka nisur sot ligjëratat në Fakultetin e Shkencave Sociale, për studentët e programit Mërrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane.

​Gjatë këtij semestri, Mandl do t’u ligjërojë studentëve të vitit të tretë lëndën “E drejta e Unionit Evropian”.

Kjo përvojë ligjërimi konsiderohet si një mundësi e çmuar për studentët që Evropën dhe funksionimin e saj ta njohin jo vetëm përmes librave, por edhe nga njerëzit që marrin pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrjen evropiane.

​Për studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, prania e eurodeputetit Mandl hap një dritare direkte bashkëpunimi nga Gjilani drejt Brukselit e Strasburgut, duke dëshmuar se perspektiva evropiane ndërtohet që nga bankat universitare.

/ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët