Gjilan, 4 tetor 2026 — Zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të fshehjes së mjeteve monetare gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Skoda Superb” me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga një shtetas i po këtij shteti.
Ndonëse drejtuesi i mjetit deklaroi se nuk kishte asgjë për të deklaruar, kontrolli i detajuar në vijën e dytë zbuloi 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas të fshehura.
Vlera e përgjithshme e mjeteve monetare arrin në 13.353,98 euro, të cilat u konfiskuan nga autoritetet në Pikën e Kalimit Kufitar në Hani të Elezit.
Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn ose del nga territori i Kosovës me mjete monetare në vlerë prej 10.000 euro apo më shumë (përfshirë kundërvlerën në valuta të tjera), është i obliguar me ligj t’i deklarojë ato pranë organeve doganore./ dita24h /
