SPORT/Për herë të parë Kosova nikoqire e Doganave Evropiane

Gjilan, 4 tetor 2026 — Dogana e Kosovës ka shënuar një arritje të madhe ndërkombëtare. Gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të Asociacionit të Sporteve të Doganave Evropiane (ECSA) në Göteborg të Suedisë, është vendosur që për herë të parë Kosova të jetë nikoqire e një aktiviteti sportiv ndërkombëtar të ECSA-së në vitin 2027.

​Kjo ngjarje merr një rëndësi edhe më të veçantë pasi do të organizohet pikërisht në vitin kur ECSA shënon 35-vjetorin e themelimit të saj. Aktiviteti do të mbledhë në Kosovë përfaqësues dhe pjesëtarë të administratave doganore nga e gjithë Evropa, duke promovuar bashkëpunimin, miqësinë dhe frymën ekipore.

​Përzgjedhja e Kosovës, ku Dogana merr pjesë si anëtare me të drejta të plota, vjen si vlerësim për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe besim i drejtpërdrejtë në kapacitetet organizative të vendit tonë.

​Dogana e Kosovës ka shprehur falënderime për presidencën e ECSA-së, shtetet anëtare për besimin e dhënë, si dhe Doganën e Suedisë për mikpritjen e shkëlqyer gjatë punimeve të kuvendit./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët