Gjilan, 4 tetor 2026 — Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur stërvitjen e fundit në prag të përballjes vendimtare ndaj Austrisë në kuadër të Nations League, e cila do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, “Dardanët” futen në këtë sfidë me objektiv të qartë: fitorja është e domosdoshme për të marrë vendin e dytë.
Kosova aktualisht renditet e treta me 4 pikë (aq sa ka edhe Irlanda), tri pikë prapa Austrisë kryesuese që udhëheq grupin me 7 pikë.
Për të blinduar dhe konsoliduar pozicionin në vendin e dytë të Grupit B3, “Dardanëve” u duhet patjetër fitorja ndaj austriakëve kryesues.
Lajmi i madh për stafin teknik është rikthimi i kapitenit Vedat Muriqi dhe portierit Arijanet Muric, të cilët kanë lënë pas problemet fizike dhe janë plotësisht të gatshëm për lojë. Rikthimi i tyre shton dukshëm optimizmin në kampin kosovar.
Trajneri Foda konfirmoi se skuadra është e përqendruar maksimalisht dhe e përgatitur taktikisht për të përballuar seleksionin e Ralf Rangnick.
Me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve në Kosovë, e kudo tjetër, Dardanët synojnë maksimumin nga kjo sfidë.
Përballja mes Kosovës dhe Austrisë starton sot në orën 18:00./ dita24h /
