LOKALE/Rikthehet vendkalimi për këmbësorë që lidh sheshet e qytetit të Gjilanit

Gjilan, 4 tetor 2026 — Pas katër vitesh pritjeje, është rikthyer sërish vendkalimi për këmbësorë që lidh sheshet e qytetit të Gjilanit, përkatësisht në hapësirën përballë hotelit “Kristal” dhe ndërtesës së ish-Ekzekutivit.

​Ky vendkalim ishte mbyllur në vitin 2022, ndërsa në vitin 2023 Kuvendi Komunal kishte nxjerrë një vendim për ta hequr atë pengesë, por i cili nuk u zbatua për një kohë të gjatë.

​Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar asambleisti i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu, i cili përmes një shkrimi ka kritikuar vonesën e zbatimit të vendimit.

​”Por ai vendim nuk u zbatua. Nejse, më në fund, mirë që u kuptua se sheshet e një qyteti lidhen me ura, jo me mure”, ka shkruar Kadriu.

​Rikthimi i këtij vendkalimi lehtëson ndjeshëm qarkullimin e lirë të këmbësorëve midis dy pjesëve kryesore të sheshit të qytetit./dita24h /

Shpërndaj me të tjerët