Gjilani angazhon trajnerin kondicional Orhan Abdi, përvojë e gjatë në shërbim të skuadrës

 

Sport Club Gjilani njofton zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Orhan Abdi, i cili nga sot i bashkohet stafit teknik të klubit si trajner kondicional i ekipit të parë.

Me përvojë të pasur dhe rezultate të dëshmuara në disa nga klubet më të njohura në rajon, Orhan Abdi pritet të sjellë profesionalizëm dhe qasje moderne në aspektin e përgatitjes fizike të skuadrës, duke ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve fizike të futbollistëve dhe realizimin e objektivave të klubit për sezonin e ri.

Trajneri Abdi më parë ka qenë pjesë e FC Prishtina, ku ka ushtruar funksionin e përgatitësit fizik dhe video-analistit, në kohën kur trajner ishte Zekirija Ramadani. Po ashtu, ai ka përvojë të gjerë me klube dhe përfaqësuese si: FC Shkupi, FK Rabotniçki,  Feronikeli,  Përfaqësuesja U17 dhe U21 e Maqedonisë së Veriut.

Stafi drejtues dhe komuniteti kuqebardh i urojnë mirëseardhje trajnerit Abdi, duke i dëshiruar suksese dhe punë të frytshme në shërbim të SC Gjilanit.

 

 

Shpërndaj me të tjerët