ARSIM/Në ShFMU “Rexhep Elmazi” mbahet punëtoria për pluralizmin dhe diversitetin

Në kuadër të aktiviteteve edukative në ShFMU “Rexhep Elmazi” në Gjilan, janë realizuar punëtori trajnuese me grupe të ndryshme nxënësish rreth temës “Pluralizmi dhe Respektimi i Diversitetit përmes Edukimit”.

​Ky aktivitet ka pasur si synim kryesor nxitjen e tolerancës, mirëkuptimit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes te brezi i ri, duke i fuqizuar nxënësit për të ndërtuar marrëdhënie të shëndosha dhe një mjedis shkollor ku secili ndihet i pranuar dhe i respektuar.

​Përmes diskutimeve të hapura dhe aktiviteteve interaktive, pjesëmarrësit kanë reflektuar mbi rëndësinë e diversitetit dhe bashkëjetesës në një shoqëri pluraliste.

​Punëtoria u udhëhoq nga profesori Nevzat Nevzati dhe psikologia Donjeta Lenjani, me një pjesëmarrje mjaft aktive të nxënësve gjatë gjithë sesionit.

​Organizatorët kanë falënderuar nxënësit për përkushtimin e treguar, duke nënvizuar përpjekjen e përbashkët për ndërtimin e një mjedisi arsimor ku dallimet respektohen, zërat dëgjohen dhe secili ndihet i përfshirë./dita24h /

Shpërndaj me të tjerët