KULTURË/Alban Shahiqi emërohet U.D. Drejtor i Teatrit të Gjilanit

Alban Shahiqi, aktor i njohur i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, është caktuar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të këtij institucioni kulturor, me vendim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe me propozim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

​Përmes një njoftimi zyrtar nga Teatri i Qytetit të Gjilanit, bëhet e ditur se në këtë detyrë të re, Shahiqi do të angazhohet në vazhdimin e punës administrative e artistike të institucionit, zhvillimin e projekteve të reja skenike si dhe forcimin e rolit të teatrit në jetën kulturore të qytetit dhe më gjerë.

​Me këtë rast, kolektivi i teatrit i ka uruar Shahiqit suksese në detyrën e re dhe punë të mbarë në përmbushjen e kësaj përgjegjësie zyrtare. / dita24h /

Shpërndaj me të tjerët