EKONOMI/Puna e palodhshme e afaristit gjilanas në Ksamil nderohet nga Adnan Merovci

Afaristi i njohur nga Gjilani, Selver Xhelili, po vazhdon të menaxhojë me mjaft sukses biznesin e tij në perlën e bregdetit shqiptar, Ksamil.

Puna e tij me standarde të larta dhe mikpritja e pashoqë kanë bërë që “6 Milje Hotel” të shndërrohet në një pikë referimi dhe mjaft të vlerësuar nga vizitorët e shumtë.

​Së fundmi, veprimtari dhe autori Adnan Merovci i ka bërë një vizitë sipërmarrësit gjilanas, me ç’rast i ka dhuruar një nga librat e tij në shenjë respekti e mirënjohjeje për shërbimin dhe mikpritjen e ngrohtë.

​Në një mesazh vlerësues për këtë takim, Merovci ka shkruar:

​“Kur në mes njerëzish dominon respekti dhe vlerësimi reciprok! Ditë më parë me mikun Selver Xhelili në Ksamil, 6 Milje Hotel!”

Suksesi i Selver Xhelilit në udhëheqjen e biznesit të tij në Ksamil mbetet një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe profesionalizmit të afaristëve nga Anamorava që kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin e turizmit shqiptar./dita24h /

Shpërndaj me të tjerët