Gjatë periudhës prej 2 deri më 8 tetor 2026, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka vazhduar zbatimin e planeve operative për rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjatë këtij prioriteti, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1,736 gjoba për kundërvajtësit në trafik, si dhe kanë shqiptuar masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 39 ngasës.
Përveç masave ndëshkuese, policia ka hetuar edhe një sërë incidentesh rrugore të ndodhura gjatë kësaj jave, ku hyjnë hetimi i 18 aksidenteve me dëme materiale, 7 aksidenteve me të lënduar, si dhe 1 aksidenti me fatalitet.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që në rast aksidenti me dëme të vogla materiale të ruajnë qetësinë, të respektojnë rregullat, të fotografojnë vendin e ngjarjes, të shkëmbejnë të dhënat dhe të plotësojnë Raportin Evropian të Aksidenteve, të cilin duhet ta mbajnë gjithmonë me vete për të kontribuar në një trafik më të sigurt.
